Arbana Osmani e ka nisur spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP” me një mesazh drejtuar publikut. Moderatorja tha se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e “Big Brother” që të komentohet me kaq gjuhë urrejtje për dy personazhe, duke iu referuar Donaldit dhe Beatrixës të cilët ditët e fundit kanë qenë shumë të komentuar për lidhjen e tyre.
Advertisements
“Brenda shtëpisë së Big Brother një çift ka trazua ujërat jashtë shtëpisë. Brenda ujërat janë të qeta se Beatrix dhe Donald po shijojnë historinë e dashurisë ndërkohë që jashtë ka një marrëzi kolektive, një lumë komentesh. Ka gjithashtu dhe një kryqëzim të përsonazheve të përfshirë dhe duket se dita ditës po kalohet çdo limit. Unë si drejtuese e këtij formati do t’i kërkoja të gjithë shikuesve, të cilët i kuptoj që janë të përfshirë emocionalisht, por ka një limit për çdo koment. Ata janë njerëz mbi të gjitha, pastaj artistë prandaj kujdes me gjuhën e urrejtjes që ka qenë e paprecedent në asnjë edicion të Big Brother gjatë këtyre viteve. Më vjen shumë keq për gjuhën e urrejtjes”, tha Arbana.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!