I akuzuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre, SHÇBA merr vendimin për komisarin e “Fast Albania”

Tiranë- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Advertisements

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Advertisements

Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdarja e Mira Konçit me Shpëtim Saraçin/ Reagon për herë të parë publikisht e bija, Era!
Artikulli tjetërLajm i mirë/ Dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje, ja cilat kategori përfitojnë