Ndarja e Mira Konçit me Shpëtim Saraçin/ Reagon për herë të parë publikisht e bija, Era!

Divorci mes Mira Konçit dhe Shpëti Saraçit ka qenë një nga lajmet më të bujshme rozë.

Advertisements

Sot Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, ishte e ftuar në TCh.

Advertisements

Përmes një lidhje Skype ajo zbuloi më shumë nga jeta e saj në SHBA, aty ku jeton prej disa vitesh.

Era pohoi se për momentin është e punësuar në një kompani teknologjike, ndërsa po mendon seriozisht për t’u angazhuar edhe në muzikë. “Kam menduar disa bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, por s’ dua të zbuloj më shumë pa u realizuar”, tregoi ajo.

E pyetur nga Bieta nëse është apo jo e dashuruar Era la të kuptohet që është e lumtur, pa dashur të zbulojë më shumë detaje. Sa i përket planeve familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë.

“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha Era.

Kjo deklaratë e saj vjen pas lajmit të bujshëm të ndarjes së prindërve të saj, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFamilja e Mateos surprizohet sërish, piktori shkodran bën ‘gjestin prekës’ (FOTO)
Artikulli tjetërI akuzuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre, SHÇBA merr vendimin për komisarin e “Fast Albania”