Ndodh e papritura! Donaldi puthi Beatrix, ‘shpërthen’ Bora Zemani: Do të futem sonte në BBV për…

Drama vazhdon! Moderatorja Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj.

Advertisements

Burimie bëjnë me dije se ka mësuar se sot, në transmetimin “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre.

Megjithatë dashuria duket se zgjati aq pak, saqë aktori vendosi që të niste diçka të re me këngëtaren, ndërsa në javët e parë të hyrjes në shtëpi vendosi vetë të takohej me Borën duke i dhuruar edhe një puthje, edhe pse kjo e fundit kishte ardhur për të takuar mikeshën e saj, Semi Jaupaj.

Advertisements

E gjithë kjo situatë e krijuar po bën namin në rrjet, ndaj duket se sonte do të sqarohet gjithçka!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të 45 shqiptarëve të aksidentit tragjik në Bullgari (FOTOT)
Artikulli tjetër‘Dasma’ ndez romancën/ Pas puthjes me Donaldin, vjen për herë të parë reagimi i mamasë së Beatrix (FOTO)