Me dy aeroplanë ushtarakë pak minuta më parë kanë mbërritur në Maqedoni trupat e pajetë të 46 personave të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Advertisements
Të pranishme në Aeroportin e Shkupit në momentin e mbërritjes ishin edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Mbrëmjen e djeshme ministria e Punëve të Jashtme, përmes një postimi “Facebook”njoftoi se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë pranë shtëpive të familjarëve dhe më pas në varreza.
Advertisements
“Ju njoftojmë se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza.
Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që trupat të dorëzohen para namazit të Xhumasë.Për qytetarët që duan të bëjnë nderime, mbetet mundësia që këtë ta bëjnë në sheshin “Skënderbej” nga ora 10 deri në 13:00″, shkruhej në njoftim.
Kujtojmë se aksidenti tragjik i cili ndodhi dy javë më parë në Bullgari u mori jetën 45 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!