Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur procesin e verifikimit të dosjeve për mjetet e pajisura me çertifikatë për mbajtjen e xhamave të zinj. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se dokumentacionet përkatëse duhet t’i paraqesin përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve deri më datën 31 dhjetor. Për ata që nuk do të respektojnë afatet, do të hiqen nga lista e subjekteve të licensuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave për makinat.
Advertisements
Njoftimi i Plotë:
DPSHTRR, në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.
Advertisements
Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021, në linkun: https://ëëë.dpshtrr.al/promovo-biznesin-tend-subjekt-i…
Mosrespektimi i këtij afati, sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave. Gjithashtu, është e rëndësishme që kjo certifikatë të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti.
DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!