‘Më shtyu mami’, Beniada rrëfen lidhjen e saj të gjatë: Kam qenë 7 vite me një futbollist

Modelja Beniada Nishani ka folur për lidhjen e saj më të gjatë. Ajo tregoi gjatë një bisede me Sarën se ka qenë e lidhur për 7 vite me një futbollist dhe lidhja e tyre kishte nisur e shtyrë nga mamaja e Beniadës.

Advertisements

“Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë. Kemi qenë bashkë për 7 vite nga 16 deri në 23. Ishim moshatarë të dy bashkë. Ishte dhe një kohë ndryshe atëhërë,deri në moshën 14 vjeç unë kam luajtur me kukulla. Ky luante futboll. Më shumë më shtyu mami,më thonte dil se unë kisha një tip çuni nuk doja të dilja me asnjeri. Kur më ftonte një djalë tek shkolla thoja jo s’më intereson”, tha Beniada.

“Po përveç atij a nuk ke gjetur ndonjë person tjetër?”, e pyeti Sarah.

Advertisements

“Unë kam punuar shumë dhe kam qenë gjithë kohës lart e poshtë me trena, me avion dhe s’kam pasur kohë të merrem me asgjë tjetër përveç modelingut”, tha Beniada.

Modelja shqiptare e cila jeton dhe punon prej vitesh në Itali, ka arritur që të rrëmbejë zemrat e publikut përmes sinqeritetit dhe çiltërsisë së saj, duke u kthyer në një prej banorëve më të pëlqyer të Big Brother

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdryshon ligji për pronarët përfitues, shkak reagimi i ulët i subjekteve, ja deri kur shtyhen afatet
Artikulli tjetërFlet Meta: Jam një President që është lënë vetëm dhe është tradhtuar nga opozita! Ja pse do pranoja një mandat të dytë nëse rrëzohej Rama