SI ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, ishte mjeku Ilir Alimehmeti.
Advertisements
Mjeku argumentoi se vendi nuk mund t’i nënshtrohet një mbylljeje të pjesshme pasi kjo gjë po aplikohet në vendet e huaja, por duhet të shikojë incidentet dhe të dhënat e ecurisë epidemiologjike në vendin tonë. Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme, nuk do të kemi shtrëngim të masash, të paktën deri para fundit të vitit.
Sakaq, ai foli dhe për vaksinimin. Mjeku theksoi se vaksinimi duhet të bëhet pasi është i domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit personal, por edhe atë të të tjerëve.
Advertisements
Pjesë nga diskutimi:
Mbyllje të pjesshme?
Alimehmeti: Masat duhet të bazuar mbi evidenca dhe risk. Nuk mund të flitet sepse kështu shkon bota. Risku ka qenë të mbrohen spitalet. Ne tani po shohim rënie të ulët të rasteve. Ne sivjet kemi dhe vaksinat, e cila është një ulëse e vaksinës. Shtete si ne që janë në vend apo rënie nuk kanë pse të diskutohen masat. Duhet shikuar kurba. Në hipje aktualisht është Gjermania, edhe Italia po ashtu. Të gjitha kanë valët e veta. Ne nuk e dimë që nëse vala te ne ishte në shtatorë, ju e mbani mend Kosovën, Maqedoninë. Sot në Kosovë p.sh s’ka raste fare. Edhe brenda shtetit nuk janë zona të njëjta. Sot, në Milano, Bergamo s’ka probleme, sepse mori goditje të fuqishme pranverën e 2020. Sot në universitete është dhënë leje për të qëndruar dhe një sallë leksioni psh ka më shumë se 50 vetë. Por po ashtu nuk ka vatra. Ne kemi mjaftueshëm imunizim kolektiv për këtë shifër, për mijëra nuk jemi akoma gati.
Po bëhet detyrim vaksinimi?
Alimehmeti: Është një detyrim. I bie që është vendosur detyrimi, për kategoritë që
Komiteti Teknik ka vendosur. Vaksinimi nuk bëhet për detyrim, por për shëndetin. Është shumë efektive, efektet anësore nuk ka. Të gjithë kemi rreth e rrotull nesh persona të vaksinuar, efekte anësore s’ka pasur. Vaksina prandaj bëhet. Vaksina është për shëndetin dhe duhet pyetur njerëzit që merren me atë punë. Po ashtu, mos gabohem vendimmarrja u takon vendimmarrësve, ekspertët rekomandojnë. Patjetër, ne kemi zgjedhur organet tona vendimmarrëse. Kjo është normale.
Në fundjavën tjetër na pret një Kuvend ku do të ftohen 4.200. Si veprohet në këto raste?
Alimehmeti: Ato janë njerëz. Virusi lëviz me njerëz. Ne tani nuk e dimë sa njerëz janë vaksinuar nga ata që ndodhen brenda. Nëse do ë shkosh e të marrësh pjesë në një grumbullim vendos maskën.
Pse shqiptarët nuk afrohen për t’u vaksinuar ku vaksinat janë aty?
Alimehmeti: Në janar sapo kishin hyrë vaksinat. Ishte kulmi i valës. Në një pyetësor që bëmë pamë që rreth 32% e shqiptarëve nuk donin të bënin vaksinën. Nuk e prisnim. Menduam që shkonte diçka gabim. E dinim që një pjesë e shqiptarëve mezi e priste. 1/3 është e fortë për jo. Pamë që kjo përqindje me një metodologji ndryshe prapë në mënyrë absolute që jo. Ne i pyetëm pse dhe përgjigjet i kuptojmë se janë rezultat i keqinformimit dhe arsyes së mos informimit. Mendoj që informacioni s’ka shkuar siç duhet dhe ka pasur një super informacion nga burime të panjohura me fakte. Mendoj që është keqinformim se sa më shumë hezitim.
Apeli i fundit?
Alimehmeti: Duhet të vaksinohemi për të mbrojtur shëndetin personal.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!