Detaje të reja nga ngjarja tragjike/ Mësohen shkaqet dhe vendi ku nisi zjarri në autobusin e aksidentuar në Bullgari

Janë mësuar shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri në autobusin që u përflak më 23 nëntor në Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë.

Advertisements

Këtë e ka bërë të ditur prokurori Biser Mihaillov, i cili punon në zbardhjen e rastit të aksidentit, në emisionin “Fytyrë më fytyrë” në Televizionin Nacional Bullgar (BTV).

Marian Marinov nuk dëshiroi të zbulojë shkakun e zjarri dhe tha se “këtë do t’ua lë ekspertëve” të cilët dje përsëri kanë kryer kontroll të madh të autobusit.

Advertisements

Ai shtoi se një pjesë e madhe e rrethojës së autostradës ka hyrë në autobus në pjesën e përparme të gomës së përparme deri te dera e përparme, kurse rezervuari i cili ka qenë prej plastike, është shkatërruar në tërësi, përcjell TV21.

“Mund ta paramendoni se çfarë fërkimi dhe shkëndija ka pasur”, komentoi Mihaillov.

Hetuesi shtoi se autobusi ka qenë i vjetër dhe ka pësuar riparim në Turqi, dhe se tërë aparatura i është ndryshuar dhe nga fillimi duhet të sqarohet nëse i riu është “jofabrikues”.

Mihaillov ka hedhur poshtë edhe spekulimet në publik se në autobus ka pasur eksploziv, tuba me benzinë apo materie shpërthyese. tv21/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk jetoj në një shtëpi me prindërit e tu”/ Efi i del kundër Bledit
Artikulli tjetërRita Ora s’i lë aspak vend imagjinatës, shfaqet ‘siç e ka bërë nëna’ (FOTO)