Gjykata e Apelit në Gjirokastër, ka nxjerrë sot nga burgu, Renato alias Andrea Çaushin, i arrestuar disa ditë më parë nga policia e Sarandës dhe Vlorës, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.
Advertisements
Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjyqtari i çështjes Sokol Pine, i cili është deleguar nga Saranda në Gjirokastër, për të gjykuar çështje penale dhe civile.
Me këtë vendim, që prej ditës së sotme Renato Çaushi, i konsideruar si i “forti” i Tepelenës, ka dalë nga qelia duke vijuar sërish të qëndrojë i lirë edhe pse ndaj tij vijon të jetë e hapur në Sarandë një çështje penale, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.
Advertisements
Kjo akuzë parashikon një dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Ndërsa personi i arrestuar ka pasur dhe më parë precedentë penale, duke u ndaluar nga policia për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Por tashmë këto akuza kanë rënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërsa edhe këtë përballje të përsëritur me drejtësinë Shqiptare, Renato Çaushi, ka dalë fitimtar duke paguar një garanci pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.
Kërkesa për pagimin e kësaj shume në formën e garancisë pasurore, është bërë nga Çaushi dhe avokatja e tij, duke bindur gjyqtarin Sokol Pine, që t’i ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në detyrimin për tu paraqitur dy herë në javë pranë policisë gjyqësore.
Kundër vendimit ka qenë prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Sarandës, e cila kishte vendosur për Çaushin masën e “arrestit në burg”.
Rasti në fjalë është një skandal i përsëritur i gjykatave Shqiptare, ku persona me precedentë penale dhe që njihen nga policia si kontigjentë kriminalë, edhe pse kapen në flagrancë me armë pa lejë, ata lirohen shumë shpejt nga gjyqtarët.
Kjo situatë ka shërbyer për riaktivizim të konflikteve dhe përballjeve me armë të personave me precedent, ku në dhjetëra raste këta individë mbeten viktima ose krijojnë viktima.
Kjo nuk është hera e parë që Çaushi vendoset pas hekurave të burgut, pasi është arrestuar dhe akuzohej nga Krimet e Rënda, si organizator i trafikut të drogës në Itali, por çështja e tij u pushua nga drejtësia shqiptare.
Emri i tij dhe i vëllait, Ervisit, u përfol edhe për plagosjen e pronarit të “Orange” në Sarandë gjatë kësaj vere, por kërkimi policor për ta u ndal./Ora
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!