Lajmi fundit/ Rriten ndjeshëm shifrat e Covid në Shqipëri, sa raste e humbje jete u regjistruan në 24 orë

Rriten shifrat e COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 228 raste të reja dhe 5 humbje jete.

Advertisements

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Advertisements

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki:

110 në Tiranë, 10 në Fier, nga 9 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Berat, nga 8 qytetarë në Mallakastër, Lushnje, Durrës, nga 6 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, 4 në Skrapar, nga 3 qytetarë në Përmet, Divjakë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Lezhë, Kamëz, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Dibër, Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Malësi e Madhe.
Janë 6694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,378 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 228

Të shëruar në 24 orë 594

Të shtruar në spitale 148

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1513

Testime totale 1,395,649

Raste pozitive 200,173

Raste të shëruara 190,378

Raste Aktive 6,694

Humbje jete 3,101

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3373

Fier 679

Gjirokastër 531

Shkodër 462

Berat 393

Durrës 349

Elbasan 292

Vlorë 210

Korçë 156

Lezhë 136

Dibër 65

Kukës 48

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ U quajt “HERO” nga mediat, ndërron jetë shqiptari që shpëtoi fqinjin nga flakët (EMRI)
Artikulli tjetërSi i vlerësojnë stilistët banoret e Big Brother VIP: “Arjola vishet më keq, Beatrix si në koncert