Antonela është përfshirë në një debat të ashpër me Arjolën, me të cilën pati përplasje edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar.
Advertisements
Të dyja ishin të prekura sepse kishin përmendur familjarët, ndërsa Antonela plasi ‘bombën’ duke thënë se ‘molla e sherrit’ për to është dikush jashtë dhe ai është Atdheu, ish konkurrent i ‘Për’Puthen’!
Ndërsa Arjola e cilësonte se ka nivel të ulët bisede dhe thoshte se fëmijëve nuk i rri si gjeneral, por i trajton si gjënë më të shtrenjtë të jetës. Nuk ka munguar reagimi i nënës së Antonelës, e cila në një koment në Instagram ka zbuluar sakrificat që vajza ka bërë kur emigruan drejt Italisë.
Advertisements
“Dikush bën viktimën se ka rrit fëmijët e vet… detyrën ka bërë si çdo nënë. Çdo të them unë për ty o shpirt që ke rritur tre vëllezërit e tu. Ke studiuar, ke punuar, ke siguruar një të ardhme tënden. Ti je krenaria ime. Do të jesh gjithë jetën e do të mbetesh gjithë jetën. Vazhdo kështu siç di të jesh vetëm ti. Tregoju se një femër e vetme arrin ku të dojë”, shkroi Donika.
Kujtojmë se pas spektaklit, reagoi edhe Atdheu duke u pozicionuar krah Arjolës, për të cilën tha se e ka mikeshë prej vitesh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!