Varianti i ri ‘Omicron’ ka ‘pushtuar’ kontinentin, presidentja e KE ultiumatum qytetarëve

Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë vaksinimin e detyrueshëm në përgjigje të përhapjes së variantit “shumë ngjitës” Omicron” në të gjithë Evropën. Kështu është shprehur ditën e sotme presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Advertisements

Von der Leyen tha se 27 vendet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë me shpejtësi dozat e treta dhe të mbështesin vendet që aplikojnë përkohësisht testet PCR para udhëtimit edhe brenda kufijve të bllokut.

E pyetur nëse e mbështeti qeverinë greke në vendosjen e një gjobe mujore prej 100 € për personat mbi 60 vjeç që nuk vaksinohen kundër Covid-19, Von der Leyen tha se përhapja e sëmundjes dhe mungesa e vaksinimit në pjesë të BE-së nënkupton se vaksinimi i detyrueshëm duhej të ishte në tryezë si një përgjigje e politikës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Gjykata e Posaçme dënon me 12 vite burg Gjergj Kohilën, ish-shefi i Policisë i lidhur me “Habilajt”
Artikulli tjetërPolicia italiane njeh kufijtë natyral të Shqipërisë Etnike (VIDEO)