Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh optimistë se populli i Kosovës së shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.
Advertisements
Ai këto komente i bëri përmes një video-mesazhi gjatë diskutimit të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë dhe Instituti i Teknologjisë Rochester në Kosovë (RITK), me temën “Konferencën për të ardhmen e Evropës”.
Komisionari Varhelyi në këtë konferencë foli edhe për investimet e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor që kapin shifrën 30 miliardë euro.
Advertisements
“Shpresoj gjithashtu që të rinjtë e Kosovës do të mund të udhëtojnë së shpejti pa viza në BE, dhe të kenë edhe më shumë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre. Dhe ne duke nxitur ekonominë, zhvillimin e rajonit dhe të Kosovës, t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë e mundshme në vend. Plani ynë ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro, një e treta për PBB-në në Investime. Kjo paketë do të mbyllë hendekun e zhvillimit ekonomik, me BE-në ku do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe me përparimin në rrugën drejt BE-së“, u shpreh ai.
Varhelyi derisa i ka quajtur të rinjtë e Kosovës si pasuria më e vlefshme, tha se zëri i tyre do të ndikojë shumë në adresimin e zhvillimit ekonomik, bërjes së institucioneve shtetërore të përgjegjshëm karshi nevojave të qytetarëve.
Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim tha se BE mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro.
“Të rinjtë janë pasuria më e vlefshme që ka Kosova. Zëri, idetë dhe pjesëmarrja juaj aktive janë thelbësore për adresimin e më shumë sfidave, duke nisur nga zhvillimi ekonomik, përmes bërjes së institucioneve shtetërore më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve, deri te pajtimi i vërtetë në rajon. BE-ja mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro. Ato projekte synojnë të zhvillojnë aftësitë tuaja për punësim, përfshirje sociale dhe pjesëmarrje demokratike. Është një investim që brezat që do të vijnë duhet të përfitojnë”, tha komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Edhe shefi i Zyrës ë BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se liberalizimi i vizave tani është në dorën e Këshillit të Ministrave. Ai tha se edhe Qeveria e Kosovës po përpiqet të komunikojë me 27 vendet anëtare të BE-së për t’i bindur për votën pro për lëvizje të lirë për qytetarët e saj.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, kjo është çështje të cilën të gjithë e kemi në mendje, mirëpo përsëri, siç e përmenda disa herë, dhe u përpoqa t’u shpjegoj të gjithëve që po i takoj, përfshirë zyrtarët e qeverisë, kjo është një çështje që duhet të vendoset zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE-së… Janë 27 shtete anëtare që duhet të ulen së bashku dhe të thonë, në rregull ky është vendimi sepse ne ndihemi rehat dhe se Kosova është një partner i besueshëm. Pra, në fakt kërkon një lloj korrelacioni ndërmjet institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Parlamentit dhe të tjerëve, por edhe qeveria e Kosovës në fakt përpiqet të komunikojë me ato 27 shtete anëtare për t’i bindur të gjitha”, tha ambasadori Szunyog.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci theksoi se të rinjtë kosovarë janë të vetmit që ende nuk mund të udhëtojnë lirshëm në Evropë, veprim ky i cili sipas tij të rinjve kosovarë u jep një ndjenjë përjashtimi.
“Përkundër papunësisë së lartë të të rinjve në Kosovë, ky vend vuan nga mungesa e kualifikimit, që do të thotë se shumë biznese nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar të nevojshme për funksionimin normal të tyre, dhe vetëkuptohet se kjo është një pengesë e madhe për zhvillimin e vendit. Dhe përgjegjësia për këtë situatë në masë të madhe i takon sektorit të arsimit. Ne jemi të vetëdijshëm për mangësitë në sistemin tonë arsimor dhe punojmë së bashku me partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë për të përmirësuar situatën. Megjithatë, ne mendojmë se si vend, tashmë jemi në konkurrencë me vendet e zhvilluara të BE-së sa i përket fuqisë punëtore të kualifikuar. Dhe kjo konkurrencë do të bëhet edhe më e ashpër në vitet e ardhshme pasi ekonomitë evropiane të rimëkëmben nga efektet e pandemisë”, u shpreh Pupovci.
Leonora Kryeziu, e cila drejton Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) tha se të rinjtë e Kosovës ballafaqohen fillimisht me disa pengesa që janë të papërfunduara për vendin e që janë dialogu Kosovë-Serbi, perspektiva integruese në BE, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mos liberalizimi i vizave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!