Pasagjerët humbën ndjenjat nga frika/ Zbarkon më në fund trageti me 129 udhëtarë në VLorë

129 pasagjerë në tragetin që duhej të ankorohej në Portin e Vlorës kanë përjetuar ankth të vërtetë pasi qëndruan mes dallgëve për 6 orë për shkak të motit të keq.

Advertisements

Ndërkaq pasagjerët kanë thënë se janë trembur dhe pritja ka qenë shumë e vështirë për ta.

Sipas një pasagjeri për shkak të frikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët dhe nuk ka pasur një mjek që të kujdeset për ta.

Advertisements

“Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun. Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë pasagjeri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTragjike/ Prindërit gjejnë të varur vajzën e tyre 16-vjeçare në banesë
Artikulli tjetër35-vjeçari vrau nënën me thikë dhe plagosi rëndë gjyshen, detaje nga e kaluara e errët e tij