Arjan Dodaj emërohet nga Papa Françesku Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, reagon Edi Rama

Imzot Arjan Dodaj emërohet nga Papa Françesku Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit.

Advertisements

Emërimi i Dodajt erdhi pas largimit të Imzot George Frendo, i cili mbajti postin për 5 vite nga emërimi i tij më 17 nëntor 2016.

Imzot Arjan Dodaj, lindi në Laç të Kurbinit, në Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, më 21 janar 1977. Në vitin 1993, pasi kishte kryer shkollën e mesme në qytetin e lindjes, emigroi në Itali. U vendos në Cuneo, ku nisi të punojë.

Advertisements

Më 1977 kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, pranë Bashkësisë “Shtëpia e Marisë”, në Romë. Në rrugën e përgatitjes për meshtari, nisi studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor “Mbretëresha e Apostujve” ku mori titullin e Bakalaureatit.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Gjon Pali II, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u inkardinua në Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë meshtarake të Bijve të Kryqit, në bashkësinë ” Shtëpia e Marisë”.

Pas shugurimit meshtarak kreu detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 deri më 2004 ishte zëvëndës-famullitar në Famullinë “Shën Domenico Guzman”, në Romë; nga 2004 deri më 2005, Zëvendës-Rektor i Rektorisë së “San Giovanni della Malva” dhe Kapelan i bashkësisë shqiptare në Romë; nga 2005 deri më 2017, zëvendës famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryeengjëll”, në Romë.

Më 2017, me miratimin e ipeshkvit të vet, Kardinalit-Mëkëmës të Shenjtërisë së Tij për Dioqezin e Romës, u transferua si meshtar fidei donum në Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, ku kreu këto detyra baritore: Mëkëmës i përgjithshëm, Famullitar i famullisë të “Zemrës së Papërlyer të Zojës Mbretëreshë” në Gramëz; Drejtues i baritorisë universitare; Sekretar i dytë i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare dhe sekretar i përgjithshëm i Sinodit dioqezan.

Reagon Edi Rama

Pas emërimit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Papa zgjodhi një shqiptar të lindur dhe rritur në Shqipëri.

“Papa Françesku emëron një Arqipeshkv shqiptar të lindur e rritur në Shqipëri, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime ARJAN DODAJ dhe Zoti qoftë me Ju në këtë mision kaq fisnik”, shkruan Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerret vendimi/ Të gjithë mjekët, infermierët dhe farmacistët në vend duhet të bëjnë provim për të marrë licencën
Artikulli tjetërTragjike/ Prindërit gjejnë të varur vajzën e tyre 16-vjeçare në banesë