‘Ngërçi’ nga moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit nxjerr njoftimin

Autoriteti Portual Durrës bën me dije se do të ketë vonesa në nisjen e një prej trageteve të linjës Durrës-Bari, si pasojë e motit të keq.

Advertisements

Në një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, APD njofton se “parashikohen vonesa në nisjen e tragetit ‘Rigel VII’, parashikuar për të lundruar drejt Barit mbrëmjen e sotme”.

Më tej në njoftim thuhet se “do të ketë shtyrje me disa orë, deri në përmirësimin e kushteve të motit.”

Advertisements

Postimi i plotë:

Ju njoftojmë se jemi në monitorim të situatës së motit, në bashkëpunim me të gjithë institucionet detare dhe agjencitë e trageteve, për të garantuar lundrim të sigurt për udhëtarët!

Në këtë kontekst, parashikohen vonesa në nisjen e tragetit “Rigel VII”, parashikuar për të lundruar drejt Barit mbrëmjen e sotme, por do të ketë shtyrje me disa orë, deri në përmirësimin e kushteve të motit (orari i parashikuar për lundrim 03:00, dt.30.11.2021).

“Af Marina”, nisja nga Porti i Durrësit drejt Ankonës do të bëhet mbrëmjen e sotme.

Dispeceria Qendrore e APD-së bën të mundur përditësimet e orareve të trageteve, të cilat ju ftojmë ti ndiqni në faqen tonë zyrtare: ëëë.durresport.al , në rubrikën “PASAGJERËT”

Ju falenderojmë për mirëkuptimin,

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë’/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës: Nuk kam dëgjuar krisma…
Artikulli tjetërI fundit/ Shpallet fituesi i ‘Topit të Artë” për vitin 2021