Një stuhi e fuqishme ka goditur Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar dëme të shumta në qytetin me 15 milionë banorë.
Advertisements
Një grua u vdiq në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi gruan dhe fëmijën e saj, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu. Fëmija mbijetoi porse me lëndime të ndryshme. Bashkia e Stambolli njoftoi dhe për 3 persona të tjerë të plagosur.
Advertisements
Në një pjesë tjetër në Stamboll, erërat rrëzuan një objekt, shkulën pemë dhe përmbysën të paktën tre kamionë, raportoi televizioni privat NTV. Të paktën 19 persona u plagosën.
#İstanbul Çatalca'da etkili olan #Fırtına nedeniyle TEM otoyolunda seyir halindeki TIR devrildi. #Lodos pic.twitter.com/DRE4amIylo
— Gazete Emek (@gazeteemek) November 29, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!