Varianti i ri i COVID-19, kontinenti mbyll sërish kufijtë

Australia ka mbyllur kufijtë e saj, për shkak të frikës së variantit të ri të COVID-19.

Advertisements

Autoritetet patën thënë më herët se do të lejonin hyrjen e emigrantëve dhe të studentëve të vaksinuar duke filluar nga data 1 dhjetor, por mesa duket ky urdhër ka ndryshuar.

Kryeministri Scott Morrison deklaroi që vendimi do shtyhet për shkak të situatës së krijuar në botë.

Advertisements

Autoritetet shëndetësore zbuluan pesë udhëtarë të infektuar me Omicron gjatë ditëve të mëparshme. Qeveria i ka ndaluar dhe qytetarëve të saj daljen jashtë territorit australian. Kjo strategji është përdorur për të mbajtur nën kontroll pandeminë, por ka ndarë dhe shumë familje.

Australia lejon tani vetëm udhëtimet e qytetarëve të vaksinuar plotësisht të Zelandës së Re dhe Singaporit. Komiteti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se vendimi u bllokua për të parë efikasitetin e vaksinave dhe ndikimin e virusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Burri i parë më rrihte, më linin pa bukë”, rrëfehet 25-vjeçarja e cila u largua nga familja për tek i dashuri në Elbasan, ja përse nuk i tregova për fëmijët
Artikulli tjetërPacienti “zero” sjell nga Afrika variantin Omircon të COVID-19, infekton të gjithë familjen