Është gjetur edhe një trup i dekompozuar në gërmadhat e autobusit. Katër ditë pas tragjedisë dhe dy ditë pas kryerjes së autopsise të trupave të pajetë, prokuroria bullgare përgënjeshtron veten. Vetëm një ditë më parë deklaroi se janë 44 viktima dhe 8 të mbijetuar. Sot prokuroria bullgare doli me qëndrimin se është gjetur edhe viktima e 45-të, duke hequr dyshimet ndaj të zhdukurit si udhëtari i 8. Kryeprokurori Lubomir Joveski, konfirmoi këtë fakt.
Advertisements
“Autobusi nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në një vend tjetër ku është dhënë urdhër për ekspertiza të detajuara teknike për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit dhe gjatë kësaj ekspertize është gjetur edhe një trup i pajetë. Unë e siguroj opinionin se nuk duhet të këtë asnjë dyshim lidhur me këtë çështje”, tha Lubomir Jovevski, Kryeprokuror.
Ndonëse nuk është e kyçur drejtpërdrejtë në hetim, Prokuroria e Maqedonisë ndihmon procesin e mbledhjes së dëshmive. Sipas Joveskit përveç një personi askush nuk përmend që të ketë pasur 8 persona të mbijetuar.
Advertisements
“E gjithë kjo do të dëshmohet gjatë vazhdimit të hetimit nga organet kompetente bullgare. Udhëtarin e 8 e përmend vetëm nga të mbijetuarit që është në spital përderisa dokumentimi i spitalit tregon diçka tjetër. Në spital evidenca tregon se janë transportuar 7 të lënduar dhe kjo çështje është e paluhatshme”, deklaroi Lubomir Jovevski.
Sot prokurorët bullgar erdhën në Shkup, për të marrë mostra nga familjarët e viktimave për analiza të ADN-së si dhe dosjen e katër autobusëve me targa dhe lista të udhëtarëve të agjencisë Besa Trans.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!