Ndeshje vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në ditën e pavarësisë, pjesëmarrës dhe disa ‘legjenda’ të kombëtareve

28 nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë sëbashku një ndeshje vëllazërore mes tyre.

Advertisements

Kjo ndeshje vëllazërore mes dy ekipeve do të zhvillohet ditën e dielën në orën 11:30 në kompeksin “Olimpic Park” në Durrës.

Për këtë ndeshje të dyja skuadrat kanë në përbërjen e tyre emrat të njohur që kanë lënë gjurmë në të dyja përfaqësueset.

Advertisements

Në listën e kuq e zinjve të pranishëm janë emra që kanë shkruar historinë e kombëtares shqiptare si: Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo do të jetë edhe miqësorja e tretë për këtë vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kososvës. E para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërsa në fund të ndeshjes do të jepet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Regjistrohen 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ja sa humbje jete ka në 24 orë
Artikulli tjetërAksidenti tragjik në Bullgari, tre ditë pas përplasjes konfirmohet viktima e 45-të (Emri)