Lajmi fundit/ Regjistrohen 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, ja sa humbje jete ka në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 17 raste të reja me coronavirus.

Advertisements

Mistria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i humbjes se jetes”, njofton MSH.

Advertisements

MSH informon se sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748.

Në total numri i rasteve aktive është 335.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca. Ndërkaq, MSH së fundmi ka njoftuar se qytetarët nuk kanë nevojë të caktojnë termin për marrjen e vaksinës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Varianti Covid-HIV Aids, identifikohet rasti i parë
Artikulli tjetërNdeshje vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në ditën e pavarësisë, pjesëmarrës dhe disa ‘legjenda’ të kombëtareve