I mbijetuari i tragjedisë, shqiptari Lulzim Sulejmani tregon sekondat e tmerrit në çastin e shpërthimit të autobuzit në flakë.
Advertisements
Sipas tij, shkak për aksidentin është bërë shoferi, të cilin e kishte zënë gjumi. I riu theksoi se ka thyer xhamin dhe ka arritur të shpëtojë bashkë me të fejuarën e tij dhe disa persona të tjerë.
“Shoferin me siguri e ka zënë gjumi. Autobusi i ka rënë bordurës dhe më pas është çarë goma. Siç duket i plasi goma autobusit dhe shpërtheu në flakë. Autobusi u mbush me tym. Theva xhamin dhe u hodha jashtë bashkë me të fejuarën time dhe disa persona të tjerë. Në autobus kishte britma të shumta. Më pas nuk di se çfarë ka ndodhur, pasi u largova 200 metra nga autobusi.
Advertisements
100 km para se të vinim në kufi me Bullgarinë kemi patur një ndalesë, aty u ndërruan shoferët. Më pas kemi bërë edhe një pushim tjetër.
Isha 4 ditë me të fejuarën në pushime. Fëmija më i vogël ishte 4 vjeç. Po binte shi. Shkaku i vetëm i aksidentit është vetëm përgjumja e shoferit. E fejuara është bërë operacion, është dëmtuar në gjunjë. Ka thyerje”, tha ai për gazetarin Alban Bogaj, në një lidhje me Top News.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të martën, tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona. Në mesin e viktimave kishte edhe të paktën 12 fëmijë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!