Hiqet më 25 nëntor çadra në sheshin “Skënderbej”/ MSH bën njoftimin: Ja ku do vaksinohen qytetarët

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Kështu deklaron Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila bën të ditur se shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqendruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqendruar në stadiumin “Air Albania”.

Advertisements

“Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin ‘Air Albania’, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID.
Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.
Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëto tragjedi nuk janë të rastësishme, analisti dhe gazetari i njohur ngre dyshimet!
Artikulli tjetërAksidenti tragjik me 45 shqiptarë të vdekur, Bullgaria bën gjestin prekës