Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së martës në Bullgari si pasojë e të cilit humbën jetën 46 persona, mes të cilëve edhe 12 fëmijë. Ngjarja është cilësuar si nga më të rëndat dhe tra gjiket në vitet e fundit. Reagimet kanë qenë të shumta nga qytetarë dhe figura të njohura publike, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të vikt imave.
Advertisements
Ndër personazhet e njohur që ka reaguar ka qenë edhe këngëtarja shqiptare Ganimete Abazi ( Ganja), e cila në një postim në rrjetet sociale shprehet se ka humbur disa të afërm të saj. Ajo bën me dije se kryefamiljari që humbi jetën me bashkëshorten dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezes së këngëtares shqiptare.
Postimi i këngëtares:
Advertisements
Dhimbje, trishtim, lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë! Pushoni në parajsë engjëjt e mi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!