Tragjike/ 28-vjeçari shqiptar ndërron jetë në vend pasi bie nga maja e ‘Monumentit të Detarit’

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Brindisi, Itali.

Advertisements

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë nga maja e monumentit të Detarit të Italisë nga një lartësi prej 50 metrash.

Dyshimet e para janë se i riu mund të jetë vetëhedhur. Mediat italiane bëjnë me dije se 28-vjeçari humbi jetën në vend.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, teksa shumë familje kishin dalë për shëtitje në rrugët e qytetit në lagjen Casale duke përfituar nga koha fantastike. Ata u tronditën në momentin kur 28-vjeçari shqiptar “fluturoi” nga lartësia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe ambulanca, por fatkeqësisht nuk është arritur që të shpëtohet. Në vendngjarje po vijojnë hetimet e policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmërimi i frikshëm i ministrit gjerman: “Shumica e njerzëve duhet të vaksinohen ose do të vdesin brenda disa muajsh!”
Artikulli tjetërTritan Kalo bën paralajmërimin e fortë: Virusi që po prek fëmijët mund të jetë i pranishëm për 3 javë