Testi i drôgës për të gjithë policët, vjen lajmi urgjent nga Gledis Nano

Policia e shtetit ka publikuar nje informacion zyrtar ne lidhje me nje marreveshje per testin e droges per te gjithe punonjesit e policise.

Advertisements

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, nisur nga qëllimi për të mbrojtur integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar sigurinë e tyre në publik, si dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të Policisë në komunitet.

Bazuar në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Rregulloren për Policinë e Shtetit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi qe konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre”.

Advertisements

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtor Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave.

Në kuadër të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë dhe urdhrin përkatës për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNoizy i bën dhuratë vetes ‘bishën e zezë’ me vlerë 300 mijë euro, ja çfarë emri i vendos (Foto)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Çfarë po ndodh? Ilir Meta bën lëvizjen urgjente