Çfarë është loja “Blackout” në “Tik Tok” që po merr jetë njerëzish, shkaktoi dhe vetëvarjen e 13-vjeçarit në Lushnje

Disa sfida në rrjetin social Tik-Tok janë mjaft të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve.

Advertisements

Një nga më ekstremet është loja “Blackout”, e cila duket se është bërë shkak për vetëflijimin e fëmijës 13-vjeçar që u gjet i pajetë në Golem të Lushnjës.

Në telefonin e viktimës, policia ka gjetur disa video dhe imazhe të errëta, ku persona të ndryshëm, përfshirë dhe fëmijë, aplikojnë sfidën e lojës “Blackout”, me qëllim arritjen e gjendjes së të fiktit.

Advertisements

Kjo lojë ka shkaktuar dhjëtara viktima në moshë të re, në disa vende të Europës.

Hetimet paraprake të policisë dhe prokurorisë së Lushnjës, tregojnë se 13-vjeçari ka dashur të bëhet pjesë e kësaj sfide.

Pjesa më e madhe e të rinjve që e kanë provuar këtë sfidë, kanë përfunduar në tragjedi, duke humbur jetën. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e administruar tashmë në dosjen e prokurorisë, rezulton se i mituri ka ndëruar jetë për shkak të asfiksisë.

Në vendin ku u gjend i vetëvarur, famijarët gjetën dhe një thikë.

“…ky është një rast tragjik, që merr shtysë nga lojërat ekstreme që qarkullojnë në rrjetet sociale…”-thanë burimet pranë policisë së Lushnjës.

Hetimet tashmë nuk kanë një autor të dyshuar, pasi dhe personat që orientojnë të rinjtë për tu bërë pjesë e këtyre sfidave në internet, janë virtualë.

Pasditen e 20 nëntorit 2021, Fëmija 13-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në dhomën e tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetajet e rënda/ Prindërit e gjetën 13 vjeçarin të varur me telefonin përballë
Artikulli tjetërSanatoriumi është mbushur plot me pacientë që vuajnë simptoma të ndryshme, ja pasojat që lë pas Covid-19