Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Brindisi gjatë mëngjesin e së dielës.
Advertisements
I riu u rrëzua nga maja e Monumento di Marinaio, një simbol për qytetin italian dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Tragjedia ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit dhe u dëshmua nga shumë persona, mes tyre edhe fëmijë.
Advertisements
Një ambulancë mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por i riu shqiptar kishte ndërruar menjëherë jetë. Policia po mundohet që të hedhë dritë në lidhje me këtë ngjarje tragjike.
Mediat italiane bëjnë me dije se deri më tani janë të paqarta shkaqet e vdekjes dhe dinamika se çfarë ndodhi. Po ashtu nuk dihet nëse i riu ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!