Me prindërit e sëmurë dhe pa mundësi ekonomike, vëllezërit shqiptarë lënë shkollën për të punuar

Quhet Gëzim, por në jetë buza i ka qeshur pak ose aspak. Gëzimi 19 vjeçar dhe i vëllai Flori 15 vjeç, janë të dënuar nga fati dhe rrethanat me pamundësinë për të jetuar një adoleshencë dhe rini normale. Ne familjen Karruli fëmijët dhe prindërit duket se kanë ndërruar rolet. Fëmijët punojnë që të mbijetojnë prindërit…

Advertisements

Kryefamiljari, babai i djemve z.Kujtim, ka probleme shëndetësore me shtyllën kurrizore e për këtë arsye nuk është i aftë për asnjë punë. Ndërsa e ëma z.Rajmonda, ka probleme me dëgjimin, e mbi të gjitha duhet të kujdeset për bashkëshortin e sëmurë.

“Unë kam nje barrë që moshatarët e mi nuk do doja ta kishin. Unë jam shtylla e kësaj shtëpie se babi im është gjysmë njeriu. Më mirë të vras veten sesa të jetoj kështu, por s’kam ku lë prindërit….”, shprehet Gëzimi mes lotëve.

Advertisements

Gëzimi ka braktisur studimet dhe ka tentuar të bëjë punë të ndryshme edhe jashtë vendit. Momentalisht po punon me vjeljen e ullinjve, por kjo punë e tremb pasi është sezonale.

“Pse duhet të punoj unë në këtë moshë për të mbajtur familjen. Pse të mos vazhdoja edhe unë shkollën të isha bërë kuzhinier ose polic si shoku im…,por unë as në shkollë nuk shkoj dot pasi përveç kushteve të vështira financiare unë duhet të jem këtu në Rogozhinë që të kujdesem për prindërit e sëmurë.”, thotë Gëzimi.

Kur ishte vetëm 18 vjeç Gëzimi u detyrua të merrte rrugën e emigrimit në shtetin italian për të siguruar të ardhurat e familjes, por fatkeqësisht aventura e tij përfundoi shpejt për shkak të mungesës së dokumentave.

“Kur isha në Itali mbeta mes 4 rrugëve dhe u kërkova ndihmë disa shokëve të mi atje. Ata më ofruan të bëja punë të pista, por nuk pranova. Dy ditë fjeta nëpër stola vetëm që të mos t’i hyja asaj rruge. Vërtetë jam nevojtar, por ajo është një rrugë e shkurtër. Do futesha në burg dhe ku do I lija mamin dhe babin pastaj.”, thotë Gëzimi.

Gëzimi është detyruar që edhe të vëllanë e vogël t’a heqë përkohësisht nga shkolla për ta ndihmuar në vjeljen e ullinjve në mënyrë që të përballojnë jetesën. Florin 15 vjeçar stigma e të qënurit ‘I varfër’ e përndjek edhe në ambientet e shkollës.

“Kur isha në klase të 7 më thoshin ti nuk ke rroba, me tallnin… I thoja mos më tallni se nuk është për t’u tallur. Me pushime veç një ditë kemi shkuar në plazh….”, tregon mes lotësh Flori.

Shtëpia ku Gëzimi me familjen jeton është në gjendje të mjerueshme, ku edhe disa nga dyert janë zëvëndësuar nga perdet. Edhe çatia është për faqe të zezë.

“Këtu kryesorja është shtëpia, çfarë bie jashtë futet brenda. Kam frikë kur fle..zgjohem me idenë do e shof vëllain gjallë në mëngjes apo jo se tavani një tërmet do dhe të zë poshtë. Të vetmen dëshirë që kam është të kem një shtëpi..t’I them edhe unë tjetrit e kam një strehë e kam një shtëpi….., thotë Gëzimi. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArrestohet “grabitësi i Mykonos”! Kush është “Xhuxhi” shqiptar që zbrazi vilat e ishullit grek
Artikulli tjetërShpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi, pa rrugës të moshuarin dhe e mori në makinë, “fatkeqësisht” ai kishte në çantë 1 kg kòkàinë me vete