Si i vodhën hajdutët 10 mijë euro në vetëm 90 sekonda brenda furrës së bukës

Në vetëm 90 sekonda, dy hajdutë në Greqi arritën që të vidhnin 10 mijë euro në një furrë buke. Kamerat e sigurisë kanë kapur pamjet teksa dy hajdutët me maska ​​në fytyrë u futën brenda biznesit duke pretenduar se janë klientë.

Advertisements

Menjëherë nisen drejt objektivit përmes shkallëve që të çojnë në zyrat e biznesit. Dy hajdutët, të cilët me shumë gjasa kanë qenë në furrën e bukës në të kaluarën dhe e njihnin shumë mirë vendin, kanë thyer derën e zyrës dhe në 90 sekonda kanë vjedhur 10.000 euro.

Më pas dy hajdutët u larguan me qetësi nga godina për të mos ngjallur dyshime dhe u zhdukën në rrugicat e zonës. Disa muaj më parë, autorë të tjerë hynë në dyqan dhe grabitën punonjësen. Autoritetet besojnë se dy hajdutët kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme në të kaluarën./ Abcnews.al

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nëse e krahasoj me Ramën, Nanon apo Bashën, Berisha është shumë lart”- Nard Ndoka: Ja ku dallon ish-kryeministri me kreun e PD-së. Njëri është politikan i ftohtë, tjetri…
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 22 nëntor 2021