Aksionit të Policisë për ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor nuk i kanë shpëtuar as shoferët me makina luksoze në Tiranë.
Advertisements
Të parkuara “vend e pa vend” në rrugët e kryeqytetit, makina si “Lamborghini” apo “Ferrari” janë ndëshkuar me gjoba.
Advertisements
Prej disa muajsh tashmë, efektivët e policisë rrugore janë angazhuar në aksione të përditshme për ndëshkimin e shoferëve që bëhen burim rreziku aksidentesh.
Ndërsa sot, në kuadër të Ditës së Kujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, janë zhvilluar në të gjithë vendin një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!