Nuk kishte ndodhur në Telebingo! Ardit Gjebrea e telefonoi, por qytetari ishte ndarë nga jeta sot

Në emisionin “E diela shqiptare” që transmetohet në Televizionin Klan ka ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe mjaft trishtuese.

Advertisements

“Telebingo” është rubrika ku shumë qytetarë presin të jenë fitues dhe të jetë numri i telefonit të tyre ai që Ardit Gjebrea telefonon.

Në momentin që Ardit Gjebrea ka thirrur në telefon njërin prej fituesve, pas telefonit u dëgjua një zonjë, por në fakt nuk ishte ajo të cilës “i kishte rënë fati”.

Advertisements

E pyetur nga Gjebrea se ku ndodhej zotëria që kishte të shkruar emrin në biletë, ajo tha se ai për fat të keq kishte ndërruar jetë këtë mëngjes.

Fjalët e zonjës tronditën moderatorin, stafin dhe gjithë publikun në studio, të cilët u prekën nga fjalët e saj.

Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma, zotin Tosun ku e kam?

Zonja: Tosuni na la…

Ardit Gjebrea: Çfarë thua? Po kur?

Zonja: Sot në mëngjes…Kush jeni juve?

Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë! Unë jam Ardit Gjebrea, ju marr nga “Telebingo”. Ai ka blerë biletën e “Telebingos” dhe ju po më jepni këtë lajm! O sa keq po më vjen! Ju shpreh ngushëllime!

Zonja: Faleminderit!

Ardit Gjebrea: A mund të ju marr…unë po e ruaj këtë biletë dhe unë nuk do të doja që ne të luanim sot dhe unë do ju marr në telefon dhe do e lëmë që të luajmë një javë tjetër në telefon pasi ju të kaloni këtë dhimbje. A e bëjmë kështu?

Zonja: Po, shumë faleminderit.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime nga ana jonë familjes tuaj dhe qoftë i Parajës, Ngushëllime! Mirupafshim.

Zonja: Mirupafshim!

Pas këtij momenti kaq të trishtë, Gjebrea gjeti rastin që të japë një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë shikuesit e Tv Klan, mbi vlerën e jetës dhe njerëzve tanë më të dashur.

Ardit Gjebrea: Kjo është jeta dhe të mendosh se një ditë askush që është këtu nuk do të jetë më, e keni menduar ndonjëherë? Çdonjëri nga ne dhe çdokush që po më dëgjon tani nuk do të jetë më dhe këtë moment reflektimi, Zoti na e solli jo pa arsye. Jetën duhet ta jetojmë të lumtur, të gëzuar, të bëjmë mirë, të heqim çdo të keqe dhe vetëm dashuria të mbizotërojë kudo./tvklan.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBerisha kërkon të dorëhiqen zyrtarët e lartë të PD: Të ikin sa më parë nënkryetarët e sekretarët
Artikulli tjetërBlend Klosi heq dorë nga makina luksoze dhe shkon në Parlament me biçikletë