Berisha kërkon të dorëhiqen zyrtarët e lartë të PD: Të ikin sa më parë nënkryetarët e sekretarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka këruar që nënkryetarët dhe sekretarët e PD-së, përfshi edhe sekretarin e përgjithshëm, të japin dorëheqjen.

Advertisements

Berisha tha se asnjë prej tyre nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, që është sipas tij, shkelje e statutit.

“Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, nuk është zgjedhur me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. Ndaj dhe sot duke shprehur konsideratë për ta, i kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD në radhë të parë të japin shembullin duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë”, u shpreh Berisha.

Advertisements

“Më parë kërkova nga nënkryetarët e PD, dhe sektretari i përgjithshëm e sekretarët e saj që të japin dorëheqjen. E duhet ta bëjnë sa më parë. Nuk është diskonsideratë ime ndaj tyre. Por është raporti i tyre me votën tuaj. Ligji, kushtetuta e partisë thotë se ata duhet të votohen me votë të fshehtë”, tha ish-kryetari i PD, Berisha nga foltorja me gratë demokrate.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBerisha “zbulon” bisedën: Basha i thoshte ambasadores “flasim jashtë se më ka vënë Saliu përgjues”
Artikulli tjetërNuk kishte ndodhur në Telebingo! Ardit Gjebrea e telefonoi, por qytetari ishte ndarë nga jeta sot