“Nuk jemi burrat dhe gratë e barit!”- Berisha i përgjigjet Yuri Kim-it: Nuk do shkelësh kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokratëve

Në fjalën e mbajtur sot në foltoren e organizuar nga Lidhja e Gruas, Sali Berisha reagoi ndaj deklaratave të ambasadores Yuri Kim, duke u shprehur se kjo e fundit nuk do të shkelë kurrë në zyrën e tij si kryetar i PD apo kryeministër, pa u kërkuar ndjesë demokratëve.

Advertisements

“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore, që më shumë se interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Në një dalje televizive u shpreve se po fitoi Berisha nuk do ti jap dorën, tani do ti përgjigjem: Dera e Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do lloj funksioni nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar ju të falur. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që e kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vite. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.

Advertisements

Ish-kryeministri tha më herët se plani i Edi Ramës ishte shkatërrimi i PD si forcë konservatore dhe shndërrimi i saj në ministri të Ramës. “Rama dhe padrinoja e tij Soros, e kishin të qartë se unë nuk do pranoja kurrë një aleancë me PS-në, se ishte gjëmë e zezës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atëherë menduan të më ndëshkonin pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, dhe në këtë mënyrë me peng-Bashën do mund të merrnin cdo vendim kundra jush, kundra demokratëve dhe interesave të Shqipërisë”, shtoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDimri po vjen me stuhi, qytetet që do të godasë nesër (HARTA)
Artikulli tjetërVrasja e Matias, daja shqiptar hyn në spital për të vrarë babanë e tij