Hallet e Partisë e bëjnë Gaz Bardhin për duhan (Foto)

Kjo është hera e parë që shohim Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, duke tymosur duhan.

Advertisements

Gjatë një pushimi të shkurtër gjatë seancës parlamentare këtë të enjtë, paparazzi ynë e ka fotografuar Bardhin duke pirë cigare.

Advertisements

Nuk e dimë nëse e ka pirë gjithmonë apo e ka filluar tani që në Parti ka kaq shumë probleme dhe demokratët tashmë janë të ndarë në përkrahës të Bashës dhe të Berishës.

Padyshim që Bardhit i ka rënë barra e madhe e punëve si numri dy i Partisë. Madje edhe daljet më të shumta mediatike, i janë besuar atij, ku nuk mungojnë polemikat, madje edhe konfliktet me përkrahësit e Berishës.

Shpresojmë që veset e Bardhit të mbeten deri te duhani se hallet e Partisë ikin e vesi mbetet./Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTrajneri grek i Florian Markut meriton duartrokitje, nuk e lë flamurin shqiptar që të valvitet me kokën poshtë
Artikulli tjetërVip-ja Antonela “turbullon” ujrat, fillon të ngacmojë DJ PM, Sara nuk kontrollon veten: Do ta fus me gotë kokës!