Trajneri grek i Florian Markut meriton duartrokitje, nuk e lë flamurin shqiptar që të valvitet me kokën poshtë

Florian Marku arriti që të mposhte edhe Luiseton në Wembley me shifrat 78-75, duke qenë i pamposhtur dhe rritur shifrën e fitoreve të marra. Ashtu si edhe ndaj Prodan, gjithçka do të vendosej nga vendimi i gjyqtarëve.

Advertisements

Një tjetër ngjashmëri nga ndeshja e fundit ishte edhe me sjelljen e trajnerit grek, Georges Armagos.

Pas përballje kundër Prodan, Armagos do të kujdesej që flamuri shqiptar të mos binte nga shpatullat e Markut.

Advertisements

Ndërsa pas fitores ndaj Luiseto, Armagos i bëri thirrje boksierit shqiptar se e kishte kthyer flamurin gabim, për ta ndihmuar që shqiponja të mos ishte me kokën poshtë. /Sport Ekspres/

Kujtojme te njejtin veprim ka bere edhe ne daten 26 shtator kur fitoi titullin kampion Florian Marku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam aktorja më e paguar” Sa lekë mori Anna Lika për skenat e seksit me Drilon Hoxhën?
Artikulli tjetërHallet e Partisë e bëjnë Gaz Bardhin për duhan (Foto)