Afrimiteti me këngëtaren e njohur, trondit martesën 6-vjeçare të Sinan Hoxhës! Detajet e sherrit të madh me gruan pas …

A mos ndoshta Andrra Destani bëhet shumë xheloze për Sinan Hoxhën dhe mos ndoshta këto ditë martesa e tij 6-vjeçare është tronditur për shkak të afrimitetit të tij me një artiste të njohur nga bota e muzikës?

Advertisements

Reagimi i saj thotë po, ndërsa ajo çfarë dinë miqtë e tyre është që në fakt një sherr i madh ka ndodhur mes çiftit pas qëndrimit të tij në Prishtinë për një projekt muzikor dhe statusi i Andrrës është vetëm maja e dukshme e ajsbergut të asaj çfarë ka ndodhur.

Advertisements

Në media, këto dy ditë po qarkullojnë lajme dedikuar një kënge të re sigurisht me motive popullore, bashkëpunim i Sinan Hoxhës me Yllka Kuqin. Dy këngëtarët u gjykuan si shumë të afërt në disa skena gjatë klipit, gjë që Andrra s’e ka pritur fare mirë. Me një foto nga lajmi ka dhënë vetëm një koment: “Turp!”.

Mediat e komentuan jo vetëm si një xhelozi, por edhe shprehje nervozizmi, inati dhe mllefi ndaj burrit të saj, që gruaja e një prej këngëtarëve më të paguar në Shqipëri, nuk e ka mbajtur dot vetëm për vete atë çfarë ndjeu nga kjo histori, por e ka shprehur publikisht. Flitet se mes çiftit ka ndodhur një sherr i madh, nisur pikërisht nga afrimiteti me këngëtarën nga Kosova, Yllka Kuqi, e cila po ashtu është e martuar dhe ka një fëmijë.

Me Yllkën, Sinani ka pasur edhe një bashkëpunim në vitin 2019-të së bashku edhe me Sabri Fejzullahun, ndërkohë që ritakimi në Prishtinë bëhet për projektin me titull “Potpuri”, që do të jetë një kartolinë festive dhe një Gëzuar! për vitin 2022.

Skenat e klipit ku Sinan dhe Yllka duken si të dashuruar, ka sjellë jo pak shqetësime për gruan e tij, Andrrën, për të cilën Sinani ka thënë dhe më parë që është shumë xheloze.

KUSH ËSHTË YLLKA KUQI DHE DETAJE NGA MARTESA E SAJ 10-VJEÇARE

Po kush është Yllka Kuqi, këngëtarja shumë e talentuar që ndoshta po i duket si kërcënim Andrra Destanit? Ajo ka 10 vite e martuar dhe u bë nënë për herë të parë para dy vitesh.

Ajo solli në jetë vajzën të pagëzuar me emrin Luiza, shtatzëni që e mbajti komplet të fshehtë për publikun. Ajo këtë vit është në 21-vjetorin e lidhjes me bashkëshortin, një nga historitë më të gjata në botën e shwbizit shqiptar, ndërkohë që është 38 vjeçe dhe është shumë e njohur për këngën “Hajde luj qyqek”.

Ndërsa Sinani u bë baba për të herë të dytë me Andrrën, në mars të këtij viti. Andrra solli në jetë djalin e dytë të çiftit, pas Ansit. Lajmin për shtatzëninë e dytë Andrra e konfirmoi vetëm pak muaj më parë, me anë të një seti fotografik që realizoi në periudhën e fundit të pritjes së ëmbël. Andrra dhe Sinani e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2015, ndërkohë që kishin dy vite që mbanin lidhje të fshehtë.

Këngëtari vendosi të fejohej me Andrrën, me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, por që jetonte në Hamburg të Gjermanisë. Pikërisht në këtë qytet gjerman, Sinani festoi me Andrrën një natë romantike duke shkëmbyer unazat e fejesës, kur Andrra ishte 20- vjeçe dhe Sinani 39. Këngëtari i famshëm shqiptar Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani ishte të ftuar në emisionin “Rudina”, ku folën për martesën në gusht të vitit 2015.

Përveç projekteve të reja, ata të dy folën edhe për jetën e tyre private dhe historinë e dashurisë që u kurorëzua në një dasmë të madhe. Por këngëtari rrëfeu se ata nuk ishin martuar realisht në dasmë pasi martesa e vërtetë është bërë goxha më parë, në një xhami.

“Edhe unë edhe Andrra vijmë nga familje myslimane dhe veçanërisht ajo e Andrrës ka shumë tradita. Ndonëse marrëdhënia jonë ishte gati zyrtare pasi kishim kohë së bashku, Andrra nuk mund të vinte në shtëpinë time në Tiranë pa u martuar në xhami. Kur ma tha këtë, unë u habita sepse ajo ishte vajzë e re dhe më çuditi me këto tradita, por në fund kështu e bëmë!”, u shpreh Hoxha në studion e emisionit.

Ndërkaq me rastin e 5-vjetorit të martesës vitin e kaluar, Andrra i bëri Sinanit dhe marrëdhënies së tyre një dedikim romantik: “5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e Zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri!”, shkruante Andrra.

Ndërkohë, me vendosjen në Tiranë, bashkëshortja e tij hapi biznesin e fustaneve të nusërisë dhe të mbrëmjes, për të cilin Sinani tha se kishte hedhur gjithë fitimet e jetës nga muzika. Po ashtu vitin e kaluar ai deklaroi se për shkak të pandemisë dhe pezullit të koncerteve dhe dasmave ai mbeti pa para.

Kjo situatë i shteroi edhe më shumë financat e këngëtarit të njohur, që njihej si milioneri i muzikës shqiptare. Ai ripostoi një rrjete sociale një deklaratë të tij ku shprehej se gjatë kësaj kohe i ka shpenzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar ndër vite.

“Fiks”, ka qenë komenti i tij si për t’i rivënë vulën deklaratës së dhënë në “Top Albania Radio”. Nuk dihet nëse biznesi i menaxhuar nga bashkëshortja, Andrra Destani, janë shndërruar në burimin parësor të të ardhurave në familje tashmë kur edhe shpenzimet janë rritur me ardhjen në jetë të djalit të dytë. Por, duke pasur parasysh që biznesi i saj eshtë me fustane nusërie dhe eventesh, na mbetet vetëm t’i qajmë hallin Sinanit.

NGA SKENAT E XHELOZISË SË GRUAS, TE 600 MIJË EUROT QË SHPENZOI PËR BIZNESIN E SAJ, Ç’NDODHI BRENDA FAMILJES SË SINANIT

Ndërkohë, familja e tyre është zgjeruar tashmë, pasi në fillim të këtij viti Andrra solli në jetë djalin e dytë të çiftit. Pasi festoi 5-vjetorin e martesës me Sinan Hoxhën, Andrra Destani zbuloi dhe detaje nga jeta e saj si gruaja e këngëtarit të njohur dhe menaxhimin e biznesit plot 600 mijë euro.

Andrra zbuloi më shumë sekrete rreth marrëdhënies së tyre nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, duke iu përgjigjur pyetjeve të kureshtarëve. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo u pyet se për çfarë arsye grindet më shumë me Sinanin.

“Kur Sinani thotë se jam xheloze!”, ishte përgjigjja e saj pa asnjë kompleks. Në një postim tjetër, ajo tregoi se dëshiron një familje të madhe, me tre fëmijë, ndërkohë që çifti janë prindër të dy djemve.

Vitin e kaluar ata festuan 5-vjetorin e martesës me Sinanin, duke postuar foto nga dita e dasmës. Po shkonte jeta e saj në krah të një prej këngëtarëve më të paguar në koncerte e live? Dihet se para pak vitesh ajo inauguroi në prani të personazheve të famshme, biznesin e saj (një dyqan fustanesh nusërie), një investim që kapi vlerën 600 mijë euro.

Për ngritjen e këtij biznesi, Sinani u shpreh se kishte investuar gjithë kursimet e tij ndër vite, në mënyrë që t’i siguronte bashkëshortes jetën e dëshiruar si sipërmarrëse. Ajo tregoi më vonë se si ta bëjë më së miri atë punë, deklaratë që u konfirmua dhe nga vetë Andrra. Por duket se jo gjithçka është e thjeshtë për Andrrën, e cila përveç biznesit, ka rolin e nënës me kohë të plotë.

Në “Instagram”-in e saj ajo poston shpesh foto dhe video nga ambientet e brendshme të dyqanit, ku ekspozon fustanet e reja të nusërisë dhe mbrëmjeve për vajzat. Pas martesës, si Sinani, edhe Andrra, rrëfyen shumë sekrete nga marrëdhënia e tyre për mediat. E pyetur se sa e vështirë ishte të merrte vendimin për të braktisur gjithçka në Gjermani e të vijë të jetojë në Tiranë si gruaja e Sinanit, Andrra u përgjigj pas martese kështu: “Dashuria më ka verbuar!”.

Për sa u përket detyrave të shtëpisë, Sinani shprehej se “janë të ndara me shekuj punët te ne shqiptarët: burri është burrë e gruaja, grua”. Ndërsa Andrra tha se burri i saj do të jetë shumë në rregull në këtë pjesë, sepse edhe mua më kanë mësuar që gruaja në shtëpi është shefja e punëve.

“Nuk mendoj se do ta ndjek pas kudo. Ndoshta mund ta shoqëroj kur të ketë koncert në ndonjë shtet apo qytet që s’e kam parë, por jo gjithë kohën. Unë kam profesionin tim, ndërsa ai të vetin”, shprehej ajo.

Por ndërkohë shpesh Sinani ka folur hapur rreth xhelozive, për jetën e tij si këngëtar që bën shumë udhëtime dhe i duhet të ketë shpesh duete me vajza të njohura të muzikës. Le të shohim se si do të vazhdojë historia e xhelozisë për Yllka Kuqin dhe urojmë të mos kthehet në një telenovelë./Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Do zhgënjeheni nga Shqipja në shtrat…”- Bledi Mane provokon me deklaratën, ja reagimi i ish-konkurrentes së “Për’puthen”
Artikulli tjetër“KARREMI”/ Nga “Bella” e Astirit tek ish-Miss Skrapari, si i çuan para plumbave vajzat “misterioze” të dashurit e tyre