Në kuadër të panairit të 24 të librit, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli thotë se sfidat e gjuhës shqipe janë të shumta, e për pasojë duhet një ligj i posaçëm, për të mbrojtur shqipen.
Advertisements
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në RTV Ora, me gazetare Besmira Pelushaj, Bardhyli pohon se gjuha shqipe po “dëmtohet” nga fjalët e huaja dhe shkurtimet që kanë hyrë në të folurin e të rinjve në rrjetet sociale. Sipas Bardhylit, tekstet e këngëve kosovare kanë ndikuar negativisht gjuhën shqipe.
Alda Bardhyli: “Presionet ndaj gjuhës kanë qenë të mëdha. Gjuha gjithmonë është në presion. Ka ardhur koha që gjuhëtarët shqiptarë ta mbrojmë gjuhën nga presionet e kohës.
Advertisements
Një ligj për gjuhën do ta ndihmonte shumë gjuhën shqipe. Sfida kryesore e gjuhës shqipe janë fjalët e huaja, që vijnë në gjuhën shqipe.
Po të shohësh fjalorin e të rinjve me fjalët e shkurtuara. Ka gjithmonë e më tepër një ikje nga gjuha zyrtare. Tekstet e këngëve që na vijnë nga ana tjetër e kufirit, nga Kosova janë pothuajse në masakrim i gjuhës shqipe. Është shumë e rëndësishme të dialogohet edhe të merren nisma të rëndësishme zyrtare, për sa i përket ruajtjes të shqipes nga këto presione.
Akademikët dhe gjuhëtarët janë në një diskutim për mbrojtjen e gjuhës. Kohët e fundit janë botuar studime interesante mbi shqipen nga gjuhëtarë shqiptarë dhe kosovarë.”
Ndër të tjera Bardhyli foli për panairin e Leipzig-ut në të cilin do marrë pjesë dhe vendi ynë. Bardhyli thotë se Shqipëria mund të marrë pjesë dhe si e ftuar nderi në panair vitet e ardhshme. Kjo do ta ndihmonte Shqipërinë në promovimin e letërsisë dhe kulturës së vendit tonë.
Alda Bardhyli: “Panairi i Leipzig-ut i jep mundësi botuesve, shkrimtarëve të dialogojnë me njëri-tjetrin. Falë anëtarësimit të Shqipërisë në panair, tashmë vendi ynë ka një traditë pjesëmarrjeje në këtë panair. Këtë vit do të jetë e ftuar nderi Austria, pasi çdo vit panairet në Europë kanë një shtet me të ftuar nderi.
Me bisedën që bëra me drejtorin e panairit të Leipzig, në Vjenë, diskutova që Shqipëria, letërsia shqiptare mund të jetë e ftuar nderi në këtë panair. Pra të ketë një edicion special kushtuar kulturës tonë. Kjo do ishte një mundësi shumë e mirë për promovimin e vlerave tona kombëtare, promovimin e traditës, por edhe letërsisë bashkëkohore. Shqipëria do të përfaqësohet nga më shumë se 3 autorë.”
Nesër 21 nëntor është dita e fundit të panairit të librit, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!