U kap duke kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, gjykata lë në burg kryeinspektorin e policisë! 63-vjeçari mohon akuzat, ja çfarë thonë familjarët e të miturës

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg kryekomisarin e Policisë, Petraq Rakon dhe bashkëpunëtorin e tij, Stefan Koloin pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 13-vjeçare.

Advertisements

Për të dy është vendosur “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ata akuzohen për “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Korrespondentja e Panorama.al raporton se vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka dhe persona të tjerë që janë përfshirë në abuzimin me të miturën.

Advertisements

Nderkohë do kryhen edhe disa ekspertiza mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente të hetimeve qe kryhen për këtë çështje. Edhe pse dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë, siç u shpreh policia por edhe organi akuzës, autorët e dyshuar kane mbajtur qëndrim mohues.

Ndërkohë familjarë të vajzës janë shprehur më parë se kishin informacion që të mituren e merrnin çdo ditë ne orën 16:00 dhe sillnin ne 22:00. Sipas tyre, kishin dijeni se vajzën e çonin në Xarrë dhe aty punonte pastruese.

Nga ana tjetër, punonjës të shërbimit social dhe policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante Iphone 12, kryente make up dhe kishte marrë banesë me qira në Sarandë.

HETIMI

Policia sqaroi se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi njëmujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Policia thotë se Stefani Koloi ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L. H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient (lokal) për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit.

“Punonjësi i Policisë P. R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambientet e përshtatura nga shtetasi S. K.”, sqaroi Policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete; 4 aparate celularë; një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Gjendet një person i pajetë në shtëpinë e tij (EMRI)
Artikulli tjetërPresionet ndaj gjuhës, Bardhyli: Duhet një ligj i ri për të mbrojtur shqipen