Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona, për vepra të ndryshme penale. Një prej të arrestuarve, shtetasi me inicialet V. S., 44 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
Advertisements
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. E., 30 vjeç pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit E. R., 29 vjeç dhe M. N., 69 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Pas hekurave përfundoi edhe shtetasi me inicialet J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Advertisements
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– M. K., 31 vjeç dhe I. Sh., 18 vjeç pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi;
– A. N., 41 vjeç dhe E. Ll., 66 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!