“Çfarë kërkonte nga im bir, të ma shpjegojë”/ Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë drejtësi

Halla e 8-vjeçarit, në një prononcim për mediat shprehet se kërkon arsyet që e çuan Klodian Çalamanin të kryente një krim të tillë.

Advertisements

“Qëllimi i protestës është e institucionet nuk kanë marrë masa. As për asistencë psikologjike për familjarët dhe kërkojmë drejtësi përsa i përket Mateos. Duam që ai të flasi dhe të tregojë detaje. Janë publikuar shumë lajme dhe jemi prekur, po përjetojmë një dramë shumë të madhe. Po dalin lajme që nuk janë normale. Kërkojmë drejtësinë që të flasë, qoftë të futet dikush me inçizim që ai të tregojë se si ka ndodhur dhe pse e ka bërë dhe që institucionet të marrin masa për këtë familje. Do vazhdojmë të protestojmë deri në fund” – tha halla.

Gjithashtu, nëna e të miturit kërkon arsyet e kësaj ngjarje të rëndë. Ajo kërkon dënimin me vdekje të autorit.

Advertisements

“Kërkesa e nënës është ta sjellin në mes të Fierit (autorin) dhe vetëm varje. Kjo është kërkesa ime, dhe pse ma vrau fëmijën. Çfarë kërkonte, unë varje dua për të. Unë nuk kam pasur lidhje me autorin, vetëm i jepja ushqim për të ngrënë. Na mashtruan, nuk e sollën në gjykatën e Fierit” – shprehet e ëma.

“Po e mbrojnë, po e mbajnë në izolim, nuk e di pse e mbajnë në ruajtje. Pse nuk bën shteti vetëgjyqësi” – tha halla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë ka fiksim Ilda Bejleri? (VIDEO)
Artikulli tjetërMevlani flet për Antonelën: Ajo ka qejf çunat me bark!