“Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”/ Fifi puthet në buzë me Beniadën

TIRANE

Advertisements

Shtëpia e Big Brither VIP vazhdon të jetë e shumë komentuar në media rozë për ngjarjet që zhvillohen aty brenda. Në mbrëmjen pas spektaklit, banorët kanë qëndruar në oborr duke biseduar për rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi.

Në një moment, këngëtarja Fifi është ankuar për djemtë e shtëpisë, duke iu drejtuar vëllait të madh me kërkesën: “Vëllai i madh, të lutem ma sill një mashkull ta puth tamam”.

Advertisements

Mu në atë moment, është afruar modelja Beniada Nishani, e cila e ka puthur në buzë këngëtaren nga Kosova. E gjitha kjo ndodhi para syve të aktorit Donald Veshaj, tek i cili Fifi po qëndronte e mbështetur kur u puth nga banorja tjetër.

“O Zot”, u shpreh aktori nga Tirana, duke nënkuptuar kështu se i sheh këto veprime si jo normale. Përndryshe, Beniada disa herë ka puthur vajzat brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke dashur të vërë në pah anën e saj feministë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDebat mes Donaldit dhe Semit, aktori përlotet kur i përmendin Bora Zemanin
Artikulli tjetërVazhdon të mbaj veshur rrobat e ngjarjes, askush nuk e ka vizituar/ Detaje nga qëndrimi i Klodian Çalamanit në burg