Një shkrepje aksidentale e armës së zjarrit ka ngjallur panik në aeroportin Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Advertisements
Qindra persona që ishin në terminal filluan të vrapojnë të tmerruar, ndërkohë që 3 prej tyre u lënduan lehtë nga shtyrja e turmës.
Sipas agjentëve të sigurisë, gjatë kontrolleve të bagazheve, në valixhen e një personi u gjet një “send i ndalur”. Teksa oficeri hapte çantën, pasagjeri reagoi duke kapur armën e zjarrit dhe e shkrepi aksidentalisht.
Advertisements
Më pas ai u largua me vrap nga aeroporti, ndërkohë që kjo shkrepje aksidentale bëri që pasagjerët e tjerë të tmeroheshin. Agjentët e sigurisë vendosën pezullimin e të gjitha fluturimeve deri në përfundimin e hetimeve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!