E akuzuan se përdori vëllain për famë, reagon Mevlani për hyrjen e Artanit në Për’puthen 3

Në sezonin e ri të Për’puthen audienca sërish pati një hije të ish-konkurrentit Mevlan Shaba, kjo për shkak të hyrjes së vëllait të tij Artanit, i cili ndryshe nga Mevlani ndenji shumë pak në emision.

Advertisements

“Sigurisht është përfolur shumë dhe kjo hyrja e vëllait tim në Për’puthen pasi shumë njerëz e kanë marrë siç duan ata. Gjoja e ka futur vëllain për ta përdorur, për të mbajtur në balancë famën. Kjo gjë nuk është e vërtetë, vëllai im nuk më jep famë mua, ai është i rritur, normal unë jam më i rritur e i jap këshilla.

Po unë nuk kam lidhje me zgjedhjet e tij. Hyrja e tij në Për’puthen ishte për të jo për mua. Aq më tepër që zgjati shumë pak, rreth 2 javë, po të isha unë i implikuar për përfitim do bëja çmos të rrinte, po unë nuk kam gisht në këtë punë.” ,- tha ai për Prive.

Advertisements

Mevlani gjithashtu sqaroi se nuk ka kontakt as me Ledjanën e as me Antonelën dhe se nuk dëshiron të ketë.

Ai foli dhe për gjetjen e dashurisë e tha se e pengojne angazhimet:

“Koha është e limtuar, për shkak të angazhimeve. Disa thonë si ka mundësi që nuk gjen ky kohë, nuk është veç muzika, po janë dhe angazhimet e përditshme, gjithmonë del diçka. Nuk është se nuk e dua, nëse dashuria vjen, vjen. Në këtë moment s’do ishte keq, do më qetësonte dhe pak mua nga gjithë ky stres i madh. Nëse vjen e mirëpresim.”,- tha ai.iconstyle

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nuk po përshtatem dot këtu’, Sara shpërthen në lot dhe kërkon të dalë nga BB
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, e diel 21 nëntor 2021