‘Je grua e ligë’, kapen keq Beniada dhe Monika

Një nga ngjarjet që u komentua mbrëmjen e sotme në “Big Brother” ka qenë edhe përplasja mes Monikës dhe Beniadës. Beniada e ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.

Advertisements

“Të pashë çfarë mimike bërë kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë’”, ka thënë Beniada.

Advertisements

Gjatë spektaklit Monika theksoi se shkeljen e etikës në komunikim nuk do ta tolerojë në asnjë moment të kësaj eksperience.

“Të më thuash mua grua e ligë është shumë e rëndë. Unë etikën e kam shumë të rëndësishme dhe shkeljen e saj nuk do ta lejoj në asnjë moment. Do të dëshiroja që mes banorëve të kemi pak kujdes. Unë e di se Beniada është rritur jashtë shtetit dhe shumë fjalë nuk i kupton”, tha Monika.

“Ti çfarë doje të thoje me atë mimikë?! Monika ka bërë disa batuta, mimika dhe gjeste për mua dhe asnjëherë nuk kam folur. Nuk kam dashur të krijoj konflikte por këtë herë duhet të replikoja patjetër. Jam përpjekur ta ndihmoj dhe t’i qëndroj afër Monikës por gjithmonë na është kthyer kundër”, i tha Beniada.

E ndoqët episodin e parë të H.O.T?

  • Po, e ndoqa
  • Jo, do e ndjek ne Youtube

 

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më doli me thìkè dhe më kèrcënoi”/ Dëshmitarja për Klodian Çalamanin: Unè mund të kisha të njëjtin fat si Mateo
Artikulli tjetërJa kush është banori që u eliminua dje nga Big Brother VIP