“Mos më vrit, nuk dua të bëhem engjëll”/ Fieri lutet për Mateon, familjarët dhe qytetarët ndezin qirinj në shesh (VIDEO)

Vrasja e 8-vjeçarit Maeto, nga fqinji Klodian Çalamani padyshim që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Advertisements

Të shumtë kanë qenë qytetarët që iu bashkuan familjes së vogëlushit ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritej të vinte vrasësi. Mirëpo, ai nuk erdhi dhe vendimi ndaj tij, si rrallë herë, u dha në mungesë. Sakaq, mbrëmjen e kësaj të premteje, qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shihet se si në krye qëndron portreti i të miturit dhe anash saj, qirinj të shumtë. Një pankartë aty pranë portretit ka të stampuara fjalët prekëse: “Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll”. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar dënimin me varje ose vrasje për autorin e këtij krimi të rëndë, por ky akt bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e kësisoj nuk mund të realizohet.

Advertisements

Kryeministri Rama, në reagimin e tij mbi këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën dhe të dënojnë maksimalisht Çalamanin. Ai kërkoi që strukturat të angazhohen në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe kallashnikov në dorë, 3 persona të maskuar terrorizojnë të rinjtë në një lokal në Lezhë (VIDEO)
Artikulli tjetërRezultatet e fundit i kushtojnë shumë Shqipërisë, ja në çfarë pozicioni ndodhet Kombëtarja në renditjen e FIFA-s