Tre persona te maskuar dhe armatosur kane hyre në ambjentet e një lokali, duke kërcënuar katër përsona që ishin në një tavolinë.
Advertisements
Referuar pamjeve të kamera të sigurisë ngjarje ka ndodhur pas mesnates të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugen e vjeter Lezhë-Milot.
Advertisements
Në pamje duken tre përsonat me automatik ne krah dhe njëri prej tyre ju afrohet të rinjeve dhe ju kërkon mjetet e identifikimit.
Pasi shohin indetitetin e tyre përsonat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe lërgohen. Ndërkohë në Policinë e Lezhës mësohet se nuk ka patur asnjë denoncim në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihet se cili mund të ketë qenë qëllimi i tre përsonave të maskuar dhe armatosur, pasi brenda lokalit nuk kane marre asgjë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!