Një mësuese e re britanike që kishte marrë leje nga puna për të trajtuar probleme serioze familjare ishte parë në imazhe të publikuara në Facebook duke u relaksuar në vaskë e duke pirë koktejle me të dashurin në Romë, u tha së fundmi në panelin disiplinor të shkollës.
Advertisements
25 vjeçarja Ella Griffith, u tha drejtuesve të shkollës fillore Ysgol Cybi në Uells se kishte nevojë për tre ditë pushim për një “çështje serioze në shtëpi”.
Por zonjusha Griffith ishte parë në fotot e postuara në rrjet nga i dashuri i saj, ku të dy shiheshin duke viziutar Koloseumin në Romë, Vatikanin apo Foro Romano, në një udhëtim romantik në Itali.
Advertisements
Koleget e saj raportuan imazhet të drejtori i shkollës i cili për disa ditë me radhë nuk arrinte të merrte një përgjigje të qartë nga Griffith për atë që po ndodhte.
Mësuesja asistente tashmë përballet me pesë akuza sjelljejeje të papranueshme profesionale dhe rrezikon të hiqet nga regjistri kombëtar i mësuesve.
Drejtoresha e shkollës tha se i dashuri i Griffith kishte postuar në rrjet fotot e të dyve duke pozuar nga Fontana di Trevi në Romë, duke pirë në bare apo duke drejtuar moroçikleta nëpër qytet.
Pas konfrontimit Griffith u detyrua të pranonte gënjeshtrën. Vendimi për të pritet të merret së shpejti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!