Sinoptikania Lajda Porja tregon se kur pritet të përkeqësohet moti dhe si do jetë muaji dhjetor

Moti parashikohet këtë fundjavë të jetë me diell e temperatura mbi vlerat normale të vjeshtës. Sinoptikania Lajda Porja në një komunikim direkt u shpreh se mëngjeset do jenë të freskëta, ndërsa mesdita pritet të arrijë deri në 24 gradë C.

Advertisements

Ajo paralajmëron ndryshme të ndjeshme që nga dita e hënë, ku do ketë reshje shiu në një pjesë të madhe të territorit të vendit, edhe pse me intensitet të ulët. Sipas saj, dita e martë dhe e mërkura do jenë nën karakteristikat tipike të vranësirave të stinës, por temperaturat nuk do pësojnë ulje.

Në fund, Porja shprehet se edhe dhjetori do jetë në të njëjtat kushte, duke mbyllur kështu një vit të nxehtë, sa u përket vlerave minimale dhe maksimale të temperaturave të ajrit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ KLSH nis kontrollin ndaj Ogerta Manastirliut
Artikulli tjetërE papritur! Konkurrenti i ‘Big Brother Vip’ kërkon të dalë nga shtëpia e famshme